Salih Mustafa sot do të paraqitet për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Mustafa ballafaqimin e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë në ora 15:00. Paraqitja e parë e Mustafës do të jetë në seancë publike dhe mund të ndiqet drejtpëdrejt në faqen e Gjykatës Speciale. Mustafa u bë emër i njohur ditën kur u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferua në Qendrën e paraburgimit në Hagë. Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …