Ish-luftëtari i Ushtisë Çlirimtare të Kosovës Musa Dervishaj, i cili gjatë luftës ka qenë disa herë i plagosur në mbrojtje të popullatës civile, është shprehur kundër Gjykatës Speciale e cila do t’i gjykoj krimet e pretenduara nga UÇK-ja. Ai ka thënë së kjo gjykatë është, armiqësore, kundër çlirimtarëve dhe nuk do t’i gjykoj kriminelët e vërtetë. “GJYKATA SPECIALE (produkt i një Kuvendi IDIOTESH). Hajrin ja pafshi ju që e votuat (qafen zoti ua theftë). E JU O NJERËZ TE MJERË, mos u gëzoni! “KJO GJYKATË” është armiqësore! “KJO GJYKATË” është kundër çlirimtarëve! “KJO GJYKATË” nuk i merr hajnat, as kriminelet as frikacaket. “KJO GJYKATË” ka me na e marrë, dinjitetin, krenarinë, nderin. Ju që gëzoheni, s’jeni shqiptarë”, është shprehur ish-luftëtari i UÇK-së në një postim të tij.
