Ish-ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me dy zëvendësministrat, Andan Rexhepllar dhe Shemsi Syla, për shtatë muaj shpenzuan 20 mijë e 453 euro. Nga këto para, 6 mijë e 816 euro u shpenzuan vetëm nga ish-ministri Mehaj për udhëtime jashtë vendit. Mehaj gjithashtu shpenzoi edhe 1 mijë e 240 euro të tjera për akomodim në udhëtimet jashtë vendit. Ai gjithashtu mori plot 1 mijë e 338 euro mëditje për këto udhëtime që i realizoi në periudhën janar-korrik të këtij viti. Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, dy zëvendësministrat, Andan Rexhepllar dhe Shemsi Syla nuk shpenzuan asnjë cent për udhëtime jashtë vendit, akomodim e mëditje. Para të shumta u shpenzuan edhe për derivate, për shtatë muaj 8 mijë e 820 euro.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …