Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati përkujtoi Masakrën e Reçakut. më 15 Janar 1999, ku serbët vranë 45 civilë shqiptarë

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka përkujtuar Masakrën e Reçakut më 15 Janar 1999, ku serbët vranë 45 civilë shqiptarë, Ai me këtë rast ka shkryar: Një çerek shekulli më parë, me 15 janar 1999, në Reçak të Shtimes, 45 shqiptarë civil të pambrojtur u masakruan nga forcat serbe. Sot e kësaj dite, Serbia refuzon përgjegjësitë mbi këtë masakër dhe madje e mohon atë. Mirëpo masakra e Reçakut tronditi mbarë botën demokratike, duke e bërë të pashmangshme ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe ndalimin e agresionit të Serbisë në Kosovë. Drejtësia e munguar peshon mbi familjarët e martirëve, plagët e së kaluarës, dhe nuk ndihmon në procesin e kërkim-faljes e pajtimit ndëretnik. Teksa nderojmë dhe kujtojmë ata që humbën jetën, le të mos harrojmë krimet që kanë ndodhur, në rast se nuk duam që historia të përsëritet.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …