leoni

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut

Disa muaj më parë Struktura e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi procedim penal kundër Fatmir Mediut pas kallëzimit të familjes Durda. Mediu do të pyetet nga prokurorët për dosjen ‘Gërdeci’.  SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …