Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka adresuar kritika kundër Qeverisë Kurti, duke e akuzuar për dështime të thella në politikën e jashtme dhe humbje të besimit ndërkombëtar. Hoxhaj shpërndau një pjesë nga intervista e tij televizive ku deklaroi se Kosova ndodhet në “terr diplomatik”. Ai theksoi se situata aktuale është rezultat i qasjes së gabuar ndaj dialogut dhe mungesës së veprimit strategjik. “Në terr diplomatik je kur ndodhesh nën sanksione. Ne jemi të shqetësuar me politikën e gabuar të perëndimit që nuk ka ndëshkuar Serbinë për aktet e saj,” deklaroi Hoxhaj. Ai gjithashtu kritikoi qasjen pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, duke e cilësuar si të papranueshme që ngjarja të trajtohet pa masa konkrete. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e anëtarësimit në NATO si qëllimin kryesor të politikës së jashtme të Kosovës për katër vitet e ardhshme. “Politika jonë e jashtme duhet të udhëhiqet nga një ideal i vetëm – anëtarësimi në NATO,” u shpreh Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria-Kurti, granti i katërt për komunat mbetet një premtim i pambushur
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, shpërblimi i katërt për komunat …