Ish-ministri, Skënder Hyseni, ka deklaruar se po ta dinte që Gjykata Speciale do të rrëshqiste deri këtu, nuk do ta votonte për 1 mijë vjet. Gjykata Speciale është votuar për një premisë të vetme, hulumtimin dhe investigimin e raportit të Dick Martit për trafikim organesh të qenieve njerëzore. “Skandali me Dick Martin dhe gjoja kërcënimet që po i bëhen atij, ka qitur në sipërfaqe diçka tjetër. Pse Kosova institucionalisht do të duhej të merrej pak më nga afër, është një arsye tjetër madhore. Gjykata Speciale është votuar në Kuvend të Kosovës me një premisë të vetme hulumtimi dhe investigimi i dyshimeve në raportin e Dick Marti për trafikim organesh me qenie njerëzore. Kjo ka qenë arsyeja bosht pse është kërkuar nga Kosova, ndërkohë që sot sipas të gjitha informacioneve, ajo Gjykatë, asnjë pa përjashtim nuk merret me këtë temë fare”, tha Hyseni. Ka pasur dilema të mëdha të votohet apo të mos votohet. Jam bindur që të votohet pikërisht për atë arsye. Po ta dija se do të rrëshqiste në diçka çfarë ka rrëshqitur nuk do ta votoja për 1 mijë vjet, ka thënë ish ministri, Skënder Hyseni.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …