leoni

Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, është arrestuar sot nën dyshimin për korrupsion dhe abuzime me fondet e Bashkimit Evropian (BE), në kohën kur ai drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Shqipërisë, si dhe nën dyshimin se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë, transmeton Anadolu. Në një njoftim të publikuar në uebfaqen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) thuhet se Beqaj bashkë me persona të tjerë dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive. SPAK ka theksuar se Beqaj është i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, u arrestua nën dyshimin për korrupsion dhe abuzime me fondet e BE-së

Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, është arrestuar sot nën dyshimin për korrupsion dhe abuzime me fondet e Bashkimit Evropian (BE), në kohën kur ai drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Shqipërisë, si dhe nën dyshimin se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë, transmeton Anadolu. Në një njoftim të publikuar në uebfaqen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) thuhet se Beqaj bashkë me persona të tjerë dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive. SPAK ka theksuar se Beqaj është i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Kontrolloni gjithashtu

Janë shuar 400 familje palestineze në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Dhjetëra të vrarë nga sulmi izraelit në një xhami në Gazë

Izraeli ka vazhduar me sulmet e armatosura në Rripin e Gazës ku gjatë një sulmi …