Zbulohet shtatorja e heroit të kombit Edmond Hoxha

Kryekuvendari Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së dëshmorit, Edmond Hoxha, në Junik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së dëshmorit të kombit, Edmond Hoxha, në Junik. Në fjalën e tij, ai tha se vendosja e kësaj shtatoreje të re në qendër të Junikut, është nderim për figurën e ndritur të heroit, Edmond Hoxha, por, njëkohësisht, është edhe një mesazh reflektimi që të kihet kujdes në mënyrën se si i nderohen heronjtë. Veseli tha se qytetet dhe sheshet tona janë të mbushura me shtatore heronjsh, të cilët meritojnë të vendosen në ato vende, por në shumë raste cilësia artistike e këtyre shtatoreve është jashtë mase e dobët. E tillë, shtoi Veseli, ishte edhe shtatorja paraprake e Edmond Hoxhës këtu në qendër të Junikut. Veseli tha se vendosja e shtatores së Edmondit në qendër të Junikut, njërit prej luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, ka domethënie të shumëfishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …