Ish-përfaqësuesi Special i OKB-së, Joachim Ryker, shprehet optimist për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Rucker në një intervistë për KosovaPress thotë se Kosova është pjesë e Komunitetit Euro-Atlantik dhe se të ardhmen e saj e sheh në BE. Ndërkaq, sa i përket asaj nëse duhet të hequr sanksionet ndaj Kosovës, Ryker thotë se kërkesat e BE-së janë shumë të rëndësishme dhe si të tilla mund të përmbushen nga qeveria aktuale, në mënyrë që procesi të shkojë përpara. Përveç këtyre, Rucker flet edhe për vendimin lidhur me dinarin, për çka vlerëson se u prezantua paksa me nxitim. Ai shton se duhet dhënë më shumë kohë serbëve të Kosovës për t’u përshtatur me një vendim të tillë. Mendoj se këtu ishin disa kërkesa në lidhje me atë që ju i quani sanksione, dhe mendoj se ato kërkesa ishin të rëndësishme dhe ato mund të përmbushen nga qeveria, jam absolutisht i sigurt dhe ne mund të ecim përpara. Natyrisht, Kosova është pjesë e Komunitetit Euro-Atlantik dhe të ardhmen e saj e shoh në BE. Pra, kjo nuk është një pengesë e madhe”, theksoi Ryker.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …