Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ish-përfaqësuese e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur “mjerim dhe marrëzi” seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo ka marrë për bazë fjalimin kritik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në seancën për çështjen e dinarit, të ftuar nga Serbia. “Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë. Sa më pak që të flitet në KS të OKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar ajo. Amerika e kritikoi Kosovën duke thënë se vendimi për dinarin ka qenë i pa konsultuar paraprakisht me Autoritetet amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …