Policia belge i ka vënë në hetime edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian. Ish-shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka dhënë dorëheqje nga një OJQ të shtunën. Ajo për shumë vjet ishte ndërmjetëse në dialogun Kosovë – Serbi dhe është emri që bie më së shumti në sy në raportimet për skandalin që e ka tronditur Europën. Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka lënë pak punë të kryera në Bruksel me angazhimin e saj si ndërmjetëse në dialogun Kosovë – Serbi. Emri i Mogherinit u kthye të përmendet këto ditë, pasi ajo dha dorëheqje nga bordi i një organizate joqeveritare me njerëz të njohur në përbërje. Dorëheqja erdhi pasi disa zyrtarë europianë, përfshirë sisa eurodeputetë dhe vetë nënpresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, u akuzuan se kanë pranuar shuma të mëdha parash nga Katari, që raportohet se është nikoqir i Kupës së Botës.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …