Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-deputet i PDK-së, Gani Koci, ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur më 18 mars. Përmes një postimi në Facebook, Koci nuk ka bërë me dije se në çfarë cilësie është ftuar. “Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare”, thuhet në njoftimin e Kocit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …