leoni

Ish-pjesëtari i UÇK-së Shaban Viqa- Baci nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Ish-pjesëtari i UÇK-së Shaban Viqa- Baci nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që ish-pjesëtari i UÇK-së Shaban Viqa- Baci të nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit, me urdhrin “Hero i Kosovës”, në shenjë nderimi për veprën e tij kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai këtë e ka bërë të ditur sonte në Akademinë përkujtimore kushtuar veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Shaban Viqa-Baci, me rastin e dhjetëvjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Thaçi tha se jeta dhe vepra e Shabanit është e pavdekshme. Me rastin e pranimit të titullit vajza e tij falënderoi kryetarin e vendit.

Gjenerali Kudusi Lame do të kthej në kujtesë disa pjesë të jetës së Shaban Viqa. Jam i lumtur që kam pas fatin të ndaj veprimtarinë time me Shabanin. Ai mbeti simbol i brezave që vijnë. Pa personalitete të tilla si Shabani me shokë ne sot nuk do ishim kështu. Lame para të pranishmëve dha porosinë që detyrat e atdheut dhe kombit nuk kanë përfunduar ende. Të shikojmë nga erdhëm dhe të dimë nga shkojmë, tha ai.

Një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu i cili e vlerësoi lartë jetën dhe veprën Baccit në funksion të çështjes kombëtare.

Gjeneral Imri Ilazi evokoi kujtime të luftës me Shaban Viqën, e njoha Bacin në dite të vështira. Ai ishte i përgatitur për luftë sepse ishte kishte aktivitete të mëhershme. Shtëpia e tij u bë bazë e rëndësishme e UÇK-së. Ajo ishte ishte depo e armatimit që i sillnin nga vija kufitare se bashku më dëshmorin Agim Bajrami.

Nga UÇPMB-ja një fjalë rasti para të pranishmëve e tha Shaqir Shaqiri. Baci i dha kahun e duhur të zhvillimeve kombëtare, dhe luftës çlirimtare. UÇPMB-ja ishte një kushtrim i dytë për Bacin. Ai ishte pikë orientimi për luftëtarët. Ne do ta kujtojmë gjithmonë, tha ai.

Nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare luftëtarin Shaban Viqa e kujtoi Ali Ahmeti. Ai tha se shtëpia e tij ishte depo e armëve. Ai do të kujtohet për jetë të jetëve.

Ne emër të familjes të pranishmit i përshëndeti vëllai Nazmi Viqa. Ai tha se sot është ditë e veçantë për ne. Atë e mori vdekja kur shumicën e punëve i kishte realizuar. Atij i mbeti peng Bashkimi Kombëtar. Ai ishte parimor dhe largpamës, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …