leoni

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se, Pjetër Shala, do të paraqitet për herë të dytë në një seancë që ka të bëjë me ecurinë e çështjes. Kjo gjykatë  gjatë këtij muaji për tri ditë rresht do të mbajë pesë seanca ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafa. Pjetër Shala është arrestuar muaj më parë në Belgjikë me urdhër të Prokurorisë, në Hagë. Ai  ishte intervistuar nga Specialja më 20 shkurt të viti 2019 nga hetuesit e Speciales. Pjetër Shala, aktualisht banon  në Belgjikë. Ai gjatë luftës së UÇK-së, në Kosovë, ka qenë i angazhuar në zonën operative të Dukagjinit, në fshatin Dujakë.  Më vonë, gjatë seancës, pritet të jepen  detaje të reja lidhur me arrestimin dhe aktakuzën ndaj Pjetër Shalës.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …