Gjykata Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor Remzi Shalën, për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas vendimit të Gjykatës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”, është dënuar me 14 vjet burg. “I akuzuari me iniciale R.SH.nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite , në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …