Ish-presidentja Jahjaga takon gratë deputete të Ferizajt, kërkon fuqizim edhe më të madh të rolit të gruas në jetën institucionale

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar gratë deputete të Kuvendit Komunal të Ferizajt, me ç’rast ka biseduar për aspektet që lidhen me fuqizimin e rolit të gruas dhe të rinisë në përgjithësi. Fillimisht, ajo është pritur nga kreu i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili nga afër e ka njoftuar për zhvillimet aktuale në komunë, duke u ndalur veçmas tek avancimi që i është bërë rolit të gruas në komunën e Ferizajt. Më pastaj, ish-presidentja i është drejtuar të pranishmëve duke thënë se fokusi i këtij takimi ka të bëj me informimin lidhur me funksionimin e Fondacionit “Jahjaga” që ajo e drejton. Ka vë në dukje se ky fondacion në fokus do ta ketë fuqizimin e rolit të gruas dhe të rinisë në jetën e përditshme. Në anën tjetër mirëseardhje ish-presidentes Jahjaga i ka dëshiruar kryesuesja e Kuvendit komunal, Kristina Gashi-Bytyçi, duke e falënderuar për bashkëpunimin që kanë pasur dhe që do ta kenë në vazhdimësi. Tutje në këtë takim, ish-presidentja Jahjaga, është ndier e impresionuar me përparimet që ka bere komuna e Ferizajt në avansimin e të drejtave të grave, ndërsa ka shtuar se edhe përkundër kësaj një fuqizim më i madh i pjesëmarrjes së grave në jetën institucionale do ta fuqizonte edhe më shumë këtë rol. Madje ka potecuar se Kosova e ka një bazë të mirë legjislative por që ka ngecje në zbatimin e saj. Ish-presidentja Atifete Jahjaga është impresionuar edhe nga qeverisja lokale në kryje me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka të emëruar edhe tri drejtore që udhëheqin tri drejtorit më të rëndësishme të komunës sonë, por edhe me emërimin e Kryesues së Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Pjesa tjetër e takimit ka vazhduar në formë të bashkëbisedimit me ç’rast gratë deputete por edhe pjesëmarrëset tjera kanë adresuar çështje të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …