Milan Radojiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, ndodhet në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lidhur me ndjekjen e tij ish-Prokurori, Sylë Hoxha ka treguar se Radojiçiq nuk është arrestuar sepse nuk ishte në shtëpi në momentin kur është bastisur shtëpia e tij. Megjithëkëtë, gjatë bastisjes është gjetur një sasi e narkotikut, për të cilat Hoxha thotë se është hapur hetim. “Në në një moment të caktuar, nashta po bëhen 3 vjet, ka qenë fundi i nëntorit diku, s’po më kujtohet saktë data. Kemi lëshu përmes gjykatës një urdhërbastisje. Policia e Kosovës, përmes disa personave të tjerë të kërkuar, të cilët kanë qenë në kërkim, nën dyshim tu zhvillu hetimet drejt tyre edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në atë rast është bastisur edhe shtëpia e Milan Radojçiqit. Mirëpo, i njëjti nuk është gjetur në shtëpi, por është gjetur një sasi e narkotikut, jo një sasi e madhe, për të cilën edhe i kemi hap hetimet, thotë Sylë Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …