Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave, në Ferizaj, të cilët janë në grevë afër dy vjet që kanë ardhur me dy autobusë nga Ferizaj për të protestuar në Prishtinë, ndalesën e parë e kanë pasur para redaksisë së gazetës “Koha Ditore”. Ata kanë protestuar lidhur me një raport që ka bërë gazeta javën e kaluar, dukje e cilësuar si raport tendencioz dhe të pavërtetë “Koha Ditore” ka raportuar javën e kaluar se Bordi i Ri i AKP-së nuk i ka zbatuar asnjë nga vendimet që janë marrë në të kaluarën përkitazi me rastin e punëtorëve të Fabrikës së Tubave.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …