Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, kërkon që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të dalin para drejtësisë. Robertson në një intervistë për Kpsovapres thekson nevojën që të ketë një fund të dhunës në rajon dhe të ndryshojë imazhi i Ballkanit Perëndimor nga ajo e një zone problematike në diçka që kontribuon në sigurinë më të gjerë evropiane. Për këtë arsye, ai nënvizon se siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për perëndimin dhe NATO-në. Megjithëse thotë se s’ka rrezik të një lufte të re në rajon, ai ngrit shqetësimin se nëse Rusia ka sukses në agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, atëherë Ballkani Perëndimor do të jenë një zonë tjetër ku presidenti rus, Vladimir Putin do të bëjë telashe. Robertson i cili ka qenë ministër i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë thotë se siguria në Kosovë dhe rajon do të ketë rëndësi në të ardhmen, pasi do të sjell më shumë investime dhe ngritje të kapitalit për brezin e ri.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …