Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj: Qasja e Albin Kurtit është e rrezikshme për Kosovën

Qasja e Albin Kurtit është e rrezikshme për Kosovën, thotë Dardan Molliqaj

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i zgjedhur i kësaj partie, Albin Kurti, ka qasje politike të rrezikshme për Kosovën. “Duke u nisur nga ajo që jam përballur në 15 muajt e fundit në parti, kam parë që nëse bëhet ajo që është bërë brenda në parti, çka mund të bëhet kur ai të merr kontrollin e shtetit, policinë dhe gjykatat. Kushdo që mendon që Albini nuk është i rrezikshëm  le ta votojë, a bën të ma lejojnë që unë të mendoj ndryshe. Shpresoj që të mos jetë ashtu, por përvoja ime 15 mujore dhe faktet po flasin kështu. Ata që besojnë ndryshe, le të mendojnë ashtu. Unë po i ftoj ata që të mos thonë i thashë e më thanë, hajde le të debatojmë për faktet që i kemi, ta mbyllim këtë çështje dhe t’i lëmë qytetarët ta vlerësojnë”, ka thënë Molliqaj, i cili ka qenë më i dhunshmi në aksionet e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …