leoni

Madeleine Albright

Ish- Sekretarja amerikane e Shtetit, gjatë luftës në Kosovë, Madeleine Albright më 12 qershor do ta vizitojë vendin tonë

Ish- Sekretarja amerikane e Shtetit, gjatrë ndprhyrje së NATO-s, në Kosovës, Madeleine Albright më 12 qershor do ta vizitojë Kosovën, në përkujtim të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO’së në Kosovë. Ajo të mërkurën pritet që të mbajë fjalim në Tubimin Qendror. “Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. E ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright kohë më parë kishte deklaruar se ndihma që ka dhënë për popullin shqiptar të Kosovës është e arritura më e madhe e saj gjatë kohës sa ishte sekretare Shteti.

“Ndonëse na ndanë oqeani, Kosovën dhe popullin e saj e kam gjithnjë në mendje. Sa herë më pyesin se cila është e arritura ime si Sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës. Gjatë këtyre 10 viteve kam qenë krenare për hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt stabilitetit më të madh, përparimit dhe integrimit në bashkësinë Euro-Atlantike”, kishte thënë Albright në urimin  e saj për 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …