leoni

Bobe Dole

Ish-senatori republikan, miku i madh i shqiptarëve Bob Dole, mbushi 94 vjet

Ish-senatori republikan, miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole, mbushi 94 vjet. Ai për më tepër se 30 vjet ka mbetur politikani më i shquar amerikan i cili qysh me vizitën e tij në vitin  1990, në Prishtinë, e vuri çështjen e Kosovës në vëmendjen e politikës së jashtme amerikane. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ambasadorja Vlora Çitaku ia uruan ditëlindjen ish senatorit Bob Dol. Ai kishte kandiduar për kryetar të Shteteve të Bashkuara në vitin 1996 por kishte humbur  përballë kryetarit  të atëhershëm Bill Clinton. Dole mbeti një mbështetës i fuqishëm dhe me ndikim në Amerikë i shqiptarëve dhe Kosovës. Ai mbështeti ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si dhe pavarësinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …