Ish-shef i UNMIK-ut, në Kosovës, Mihael Shtajner: Ballafaqimi me të kaluarën është në interesin e vetë Serbisë

Krimet serbe në Kosovë kanë ndodhur dhe ballafaqimi i Serbisë me të kaluarën e saj është në radhë të parë në interesin e vetë Serbisë. Kështu thotë në një intervistë për Radio Kosovën diplomati Mihael Shtajner, ish-shef i UNMIK-ut dhe ish-këshilltar i kancelarit gjerman, Gerhard Schröder. Për sa kohë që Serbia nuk e bënë këtë, do të sorollatet si një zombi në historinë e saj”, nënvizon Steiner, teksa thekson se “pavarësia e Kosovës është fakt dhe realitet dhe nëse Serbia refuzon ta njohë këtë realitet, ky nuk është më problem për Kosovën, por për vetë Serbinë, thekson Shtainer.  Ai ka folur edhe lidhur me përshtypjet për Kosovën, që nga koha kur e ka përfunduar mandatin si shef i UNMIK-ut. Gjatë kësaj kohe kemi parë ndërrim demokratik të qeverive dhe pushteteve, ndërsa janë zhvilluar mirë institucionet shtetërore. Gjithashtu, mund të shihet se ka pasur edhe një zhvillim politik të shoqërisë civile e cila ka evoluar nga një shoqëri e dalë prej dhunës dhe luftës, në një shoqëri civile gjithnjë e më stabile. E para, Kosova tashmë është shtet sovran! Ky është fakt! Është fakt, realitet objektiv! Pyetja nëse Serbia e njeh këtë realitet, apo e refuzon, ky nuk është problem për Kosovën, por është problem për Serbinë, e cila po bllokon vetveten.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …