Ish-shefi amerikan i misionit mbikëqyrës, Shon Bërns, filloi dëshminë në Gjykatën Speciale në rastin e krerëve të UÇK-së

Ish-shefi i Misionit Mbikëqyrës Diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shon Bërnes, ka filluar të dëshmojë para trupit gjykues  të Gjykatës Speciale, në rastin e pretenduar penal kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Shon Bërns i cili merret në pyetje si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit, është ftuar për të dhënë dëshmi në këtë çështje në bazë të kërkesës së Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky diplomat i mirënjohur, ka dhënë dëshmi edhe në Gjykatën e Hagës në lidhje me rastin e ish-gjeneralit të policisë serbe, Sreten Lukiq.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …