Ish shefi i Sigurimit, kishte urdhëruar vrasjen 6 serbëve të rinj në kafenenë “Panda” në Pejë, 14 dhjetor 1998

Ish shefi i Sigurimit, kishte urdhëruar vrasjen 6 serbëve të rinj në kafenenë “Panda” në Pejë, 14 dhjetor 1998

Ish shefi i Sigurimit serb, ka urdhëruar  vrasjen  6 serbëve të rinj në kafenenë “Panda” në Pejë, më 14 dhjetor të vitit 1998. Radomir Markoviç u ka ofruar autoriteteve hetimore në Serbi dëshmi konkrete se sulmi i 14 dhjetorit të vitit 1998 në kafenenë “Panda” në Pejë, është kryer me organizimin e Milorad Ulemek Legija! Markoviç, ka dëshmi se grupi i cili e ka realizuar këtë aksion, për të cilin me vite është besuar se ishte vepër e ekstremistëve shqiptarë, e ka organizuar ish komandanti i njësisë ‘JSO’. Qëllimi i këtij krimi, sipas fjalëve të këtij burimi, ishte që në sytë e opinionit ndërkombëtarë, UÇK-ja të prezantohej si organizatë terroriste dhe të arsyetojnë aksionet e forcave serbe në territorin e Kosovës.

Të shtojmë me këtë rast se pikërisht më 14 dhjetor 1998, forcat serbe gjatë një prite në Gorozhup të Hasit, në vijën kufitare,  kishin vrarë, duke luftuar me ta  41 luftëtarë të lirisë së Kosovës, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi dhe kishin zënë rob nëntë të tjerë. Krimi në Pejë u ndërmor për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit dhe me qëllim për ta paraqitur UÇK-së si organizatë terroriste, duke pretenduar se UÇK-ja ishte hakmarrë, në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …