Me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ish të burgosurit politikë, Bajrush Xhemajli, Halil Selimi, Isak Shabani, Sadik Zeqiri e Behram Behluli kanë bërë sot homazhe te varri i bashkëveprimtarit, Adem Demaçi në Velani në Prishtinë. Ish deputeti dhe ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemaili ka thënë se erdhën për të nderuar kontributin e Adem Demaçit për angazhimin e tij në bërjen e shtetit të Kosovës. “Erdhëm të përkulemi ty Baci Adem për kontributin tuaj si babë i Pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Xhemajli. Ndërkaq edhe ish të burgosurit e tjerë politikë vlerësuan lartë veprimtarinë e pandalshme të Adem Demaçit si personalitet me vizion e integritet, me dinjitet e ndershmëri politike e kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …