Ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni i kanë kërkuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti të jap sqarime se çfarë marrëveshje është arritur me Nikolla Gruevskin. Ata dyshojnë se është arritur një marrëveshje e fshehtë për vazhdimin e qeverisjes midis VMRO-DPMNE dhe BDI-së, qeverisje e cila sipas tyre, mbanë përgjegjësi për të gjitha të këqijat që u kanë ndodhur shqiptarëve gjatë viteve të fundit. “Ditëve të fundit jemi dëshmitarë se si funksionarë të BDI-së dhe VMRO-së po thonë se Qeveria e tyre do të vazhdojë deri në vitin 2018. I bëjmë thirrje Ahmetit të dal dhe të sqarojë se cila është ujdia sekrete me Gruevskin dhe kriminelët e tjerë të kësaj partie, të cilët duhet të përballen me drejtësinë. Pse Ali Ahmeti po e shpëton kokën e Gruevskit, Mijallkovit dhe Jankullovskës. Cili është pazari i bërë apo marrëveshja sekrete, që do të rikthejë skenaret e dëmshme dhe ekspeditat e Çavkovit dhe Mijallkovit në zonat shqiptare”, kanë deklaruar veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ata poashtu u kanë bërë thirrje ministrave shqiptare të emëruar nga BDI që të japin dorëheqje dhe të mos bien pre e lojërave të pandershme politike të dyshes Ahmeti-Gruevski.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …