Propozim-aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj kryetarit Thaçi, e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish-ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e konsiderojnë si tendencë për të njollosur luftën për liri të popullit të Kosovës. Elmije Plakiqi, që kishte shërbyer në Zonën e Pashtrikut gjatë luftës, thotë se propozim-aktakuza ndaj Thaçit e Veselit e dëmton rëndë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa vet Gjykatën Speciale e quan si të padrejtë dhe selektive. Edhe ish-ushtarja e UÇK-së, Sanije Rexha, që kishte shërbyer në Zonën Operative të Drenicës, propozim-aktakuzën e quan si të padrejtë. Ajo thotë se Gjykata Speciale me publikimin e propozim-aktakuzës nuk ka akuzuar vetëm dy persona, por të gjithë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo thotë se në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të Thaçit e Veselit duhet të ngrihet i gjithë populli. Ndërsa, ish-ushtarja Fidajete Spahiu, e cila po ashtu ka shërbyer në zonën e Drenicës, shprehet e bindur në pafajësinë e kryetarit të vendit dhe liderit të PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …