Jetullah Krasniqi

Po përballemi me akuza të një Alfred Hiçkoku të kohës moderne siç ishte Dik Marty”, thotë, Jetullah Krasniqi

Ish- ushtari i UÇK-së, Jatullah Krasniqi nga Prizreni, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Dua të njoftoj opinionin dhe para se gjithash bashkëluftëtarët e mi se këto ditë kam pranuar ftesë nga zyra e prokurorit të Dhomave të Specializuara për t`u paraqitur dhe për të dhënë dëshminë time për periudhën e shërbimit në UÇK, shkruan Krasniqi. “Edhe pse e konsideroj si një gjykatë të njëanshme dhe një etnike kam vendosur që kësaj ftese t`i përgjigjem pozitivisht, sepse si sot ashtu edhe para 20 viteve nuk kemi asgjë për të fshehur e as për t’u turpëruar”. Është e tmerrshme që ne edhe pas 20 vitesh vazhdojmë të përballemi me drejtësinë mbi bazën e akuzave të ngjarjeve të trilluara nga një Alfred Hiçkok i kohës moderne siç ishte Dik Marty”. “Ndërsa, kriminelët të cilët vranë e masakruan mbi 10 mijë civilë shqiptarë, duke rrafshuar me tokë fshatra e qytete të tëra vazhdojnë të shëtitën të lirë dhe të pa shqetësuar”. “Duke marrë parasysh numrin e madh të ftesave që vazhdojnë të dërgohen për pjesëtarët e UÇK-se shihet qarte që këtu nuk kemi të bëjmë me raste individuale, por është një tendencë e zbehjes dhe denigrimit të luftës së UÇK-së dhe sakrificës së popullit tonë për liri”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …