Kryetari, Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me urdhrin, “Hero i Kosovës”, ish-ushtarin e UÇK-së, Qerim Kelmendi. Lajmin e kanë bërë të ditur familja e heroit. Qerim Kelmendi, veprimtar ndër më të dalluarit dhe luftëtar në radhët e UÇK-së është gjetur i vdekur mëngjesin e 27 shkurtit të këtij viti, në fshatin Zahaq të komunës së Pejës. Bashkë me vëllanë e tij, Ibrahim Kelmendin, kanë qenë ndër themeluesit e Lëvizjes Popullore, nga e cila doli Ushtria Çlirimtare të Kosovës. Qerim Kelmendi gjatë kohës sa kishte shërbyer në LPK ishte njohur me nofkën “Shpirtmadhi”, ndërkohë në gjatë shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte njohur me nofkën “Dema”. Familja e Qerim dhe Ibrahim Kelmendit, ka qenë familje e qëndresës atdhetare, që nga koha e pushtimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1912 e deri në luftën titimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …