Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Rexhail Qerimi është dënuar me burg të përjetshëm, i akuzuar se në vitin 2008 ka vrarë një inspektor policie afër Fakultetit Matematiko–Natyror në Shkup, transmeton albeu. Qerimi është i pafajshëm pasi përmes shumë dëshmive dhe dëshmitarëve ka zbardhur fakte se në ditën e këtij krimi ka qenë në lokalin e tij, duke punur në fshatin Opajë të Kumanovës. Megjithatë ai po mbahet në burg ashtu sikur qindra shqiptarë të tjerë, të cilët janë dënuar në procese gjyqësore politike, disa prej të cilave janë zradhur para opinionit se kanë qenë gjykime krejtësisht të montuara. Rexhail Qerimi i ka drejtuar një letër mallkimi Ali Ahmetit, për të cilin konsideron se e ka shkelur gjakun e derdhur për çlirim nga shteti sllavomaqedonas. Ai mes tjerash në letrën e tij thotë: “Unë nuk kam faj pse kam lindur shqiptar dhe flas shqip. Unë nuk i tremem as varrit, Jo o Ali Ahmeti, nuk harrohet as nuk shkelet Besa e Shqiptarit, Besa e ature që lndin e vdesin ndër beteja. Lufta kurrë nuk do të ndalet deri në Lirinë e Madhe. Shpirti im ka dalur prapë në male edhe pse zemra po më kalbet në burg të përjetshëm…
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …