leoni

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i UÇK-së, Xhavit Elshani, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Këtë e ka bërë të ditur vetë Elshani përmes një postimi në rrjetin social. Ai thotë se nga Gjykata është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Përmes këtij postimi. Ai ka bërë të ditur se ftesën e ka pranuar fizikisht në shtëpinë e tij nga dy persona zyrtarë të Tribunalit të Hagës. “Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtaret se më datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marrë ftesë për t’u paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit! Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës! I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtinë e saj si e vetmja rrugë për lirin e Kosovës”, ka shkruar ai. Kujtojmë se të shtunën ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë edhe Durmish Gashi dhe Halil Çardaku.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …