Ish-ushtari i UÇK-së Dr.Florik Haxhikadrija zgjedhjet Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Gjakovë

Ish-ushtari i UÇK-së Dr.Florik Haxhikadrija zgjedhjet Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Gjakovë

Partia FJALA mbajti Kuvendin e parë zgjedhor në degën e Gjakovës, ku zgjodhi Kryetarin e saj dhe Kryesinë të përbërë nga 17 anëtarë, profesionist nga lëmitë e mjekësisë, ekonomisë dhe inxhinierisë. Në këtë Kuvend  ishin të pranishë 55 delegatë  dhe ata votuan Florik Haxhikadrinë për Kryetar të Partisë FJALA – Dega në Gjakovë. Florik Haxhikadija është me profesion Doktor i Veterinës dhe ish ushtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Punimet e këtij Kuvendi i udhëhoqi asambleisti Vehbi Berisha. Ndërsa shpalosjen e programit dhe rrugëtimin e Partisë FJALA para qytetarëve të Gjakovës, e prezentoi Teuta Vejsa. Në emër të Forumit të gruas foli Nita Roka – Brodoniqi, e cila tregoj se FJALA do të punoj që pozita e gruas në shoqërinë kosovare të fuqizohet në të gjitha fushat për faktin se femra kosovare është shtyllë kryesore shoqërisë sonë.

Kryetari i sapo zgjedhur Florik Haxhikadrija, fillimisht falenderoi Zotin e madhëruar pastaj delegatët për mbështetjen që ja dhanë që ai sot të bëhet Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Gjakovë. Dr. Floriku ndër të tjera tha se kjo për të nuk është ndonjë privilegj dhe nder, por një përgjegjësi, angazhim e punë që do ta këtë në të ardhmen. Kryetari i sapo zgjedhur në fjalimin e tij para delegatëve tregoj se pjesa më e ndritur e jetës së tij është rreshtimi në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi se si para tetëmbdhjetë viteve me vullnet dhe zemër të madhe me shumë djem dhe vajza, burra e gra, që ju bashkuam lëvizjes clirimtare për ta larguar një të keqe që e kishte kapluar vendin tonë, ashtu edhe sot unë së bashku me këta djem dhe vajza, ju kemi bashkangjitur një karavani të nisur nga njeriu i drejtë dhe parimor që i qëndron besnik fjalës së dhënë, Gëzim Kelmendit, që sëbashku të punojmë që Kosova të lirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi uroj Kryetarin e ri të posazgjedhur të Partisë FJALA-Dega në Gjakovë Florik Haxhikadrinë dhe Kryesinë e re të Partisë FJALA-Dega në Gjakovë. Ai theksoi se Gjakova ka dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Gjakovës, prandaj Gjakova meriton më mirë dhe më shumë. Gjakovën pas luftës padrejtësisht të gjitha qeveritë e kanë izoluar dhe ekonomikisht e kanë rrënuar. Partia FJALA do të punon që Gjakova të gëzon vërtetë atë që mëeriton. Me Florik Haxhikadrinë dhe Kryesinë e Degës të Partisë FJALA, do të punojmë që Gjakovës të i kthehet diniteti dhe prosperiteti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …