Ish-ushtruesja e detyrës s kryeshefes ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hana, u është drejtuar me një letër punëtorëve të Telekomit duke u dhënë arsyet e dorëheqjes së saj. Përmes një letre ajo ka thënë se dje morën goditje nga grupet para-politike që i shërbejnë atyre që ua ndalëm zhvatjen. “Për 3 muaj e gjysmë që e menaxhuam ndërmarrjen, vendosëm dialog social me punonjësit, diskutuam hapur me Sindikatat, raportuam qartë dhe profesionalisht te Aksionari, filluam pagesën për furnitorët, i ndaluam zhvatësit dhe i kallëzuam penalisht. Dje morëm goditje nga grupet para-politike që i shërbejnë atyre që ua ndalem zhvatjen”, ka thënë Hana. Sipas saj, Bordi pa bazë dhe pa arsye i akuzoi zyrtarët e lartë të Menaxhmentit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës për mungesë të guximit profesional, pasivitet në kryerjen e detyrave me qëllim të denigrimit të integritetit dhe kompetencës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …