Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë vdekur 13 persona dhe janë shënuar 158 raste të reja me virus. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institut me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive është 12.000 nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin dhe 438 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.
