ISIS-i s’ mposhtet nga ajri as nga toka, sepse mbetet gjallë ideologjia e tyre, ajo kthehet

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me ISIS-in, John Mearsheimer, ka deklaruar për Al-Xhazira  se ISIS- nuk mund të shkatërrohet me mjete ushtarake, sepse edhe pas saj mbetet ideologjia, e cila nuk mposhtet  nga ajri as nga toka. 

Të gjithë pajtohen se ISIS-i nuk mund të mposhtet vetëm me sulme nga ajri dhe duhet intervenimi nga toka me këmbësori. Amerikanët dhe evropianët nuk duan t’ i dërgojnë njësitë tokësore sepse e dinë mirë se çka ka ndodhur në Afganistan dhe në Irak. Kjo vetëm do ta keqësonte problemin. Nuk ekzistojnë aktorë lokalë që do të shfaqin dëshirë të luftojnë kundër ISIS-it. Edhe epo të dërgohen trupa tokësore, pjesëtarët e ISIS-it nuk do të luftojnë ballë për ballë, por ata do të strehohen dhe sërish një ditë do të kthehen. Mendoj se çështja e ISIS-it nuk do të zgjidhet me mjete ushtarake, ka thënë mes tjerash analisti,  John Mearsheimer, për Al-Xhazira.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …