ISIS-i në Bagdad ka vrarë më shumë se 130 irakianë ndërsa ka plagosur qindra të tjerë

ISIS-i në Bagdad ka vrarë më shumë se 130 irakianë ndërsa ka plagosur qindra të tjerë

Policia e Irakut ka bërë me dije se së paku 130 vetë janë vrarë dhe afro 190 të tjerë janë plagosur, nga sulmi vetëvrasës, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, në një qendër tregtare me shumë njerëz, në Bagdad. Shpërthimi në pjesën qendrore Karrada, u bë derisa qindra njerëz kishin dalë nëpër rrugë në përgatitje për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Zyrtarët thanë se shumica e të vrarëve, ishin brenda qendrës tregtare dhe disa kishin vdekur nga zjarri dhe për shkak të zënies së frymës. Sulmi në Karrada, që është lagje kryesisht e banuar me popullatë Shiite, është më vdekjeprurësi gjatë këtij  vit në Irak. Një bombë tjetër, ka eksploduar në pjesën veriore të Bagdadit, në hapësirën Shaab, duke i vrarë pesë njerëz. Shtëpia e Bardhë i ka dënuar këto sulme me bomba, duke thënë se ato vetëm e forcojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta luftuar Shtetin Islamik.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …