(Kushtuar Mujë Krasniqit)
Dhjetori i ftoftë. Bora kishte ra deri në dy metra mbi tokë. Mujë Krasniqi -Komandant Kapuçi- niset nga Shqipëria me 145 ushtarë, së bashku me vëllanë Aliun, Beqir Gashin, Rifat Mëziun, Luljeta Shalën dhe shumë luftëtarë të lirisë. Pasi hynë në Kosovë, në mëngjesin e hershëm bien në pritë, të forcave serbe. Komandant Kapuçit me vëllanë e tij Aliun, Beqës dhe 39 luftëtarëve ju pushoi trupi aty, ku ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.
Mujë Krasniqi ishte një ndër themeluesit e celulave e pra të UÇK-së, i cili ishte krahu i djathë i Adem Jasharit, ku me vite qëndroj në shtëpinë e tij. Ai ishte së bashku me Luanin e Adrianin, ku as vdekja nuk i ndau. Ishte me Zahirin e Rasimin, Sandokanin dhe Ilirin, që këtë popull e benë krenar.
Asnjë herë nuk pushove për Liri, ishe urë lidhëse mes Drenicës, Dukagjinit dhe Pashtrikut, ishe vigan i UÇK-së, plagët tua asnjëherë nuk prite që të kurohen, katër herë u plagose, ku ënde pa e mbaruar shërimin more rrugën për në front, atje ku ishin ushtarët e tu. Shkove në Shqipëri për shërim, por u ktheve në altarin e lirisë, ideali yt ishte i pastër, dhe i pastër shkove që sot të këndon Kosova, Shqipëria e Tetova, Ulqini e Presheva, sot krenohen të gjithë që të njohën.
Dhjetori i lavdishëm gjithmonë na sjellë në kujtesë dhjetorin e vitit 1998,
Ju këndove shokëve tu që ranë për Liri, i këndove Luanit qe aq shumë e deshe, i cili me plagët e tij pushoi mbi gurin qe gjaku juaj e shkriu, Thyet muret që na i vunë padrejtësisht, që shqiptaret të mos jetojnë bashkë. I këndove Adrianit e Besnik Restelicës që asnjëherë nuk u pajtove që nuk janë fizikisht me ty, I këndove Kosovës qe edhe jetën ja fale. Gjithmonë pas aksioneve ju bashkë me Beqën ju kënduat shokëve, ju kënduat që ti harrojnë dhimbjet e plagëve, sepse zëri i tyre i ëmbël ishte shërim për ta.
Vargjet që i interpretove në tytën e pushkës dhe në telin e çiftelisë, sot i këndojnë të gjithë :
Oj Kosovë e Kuqe do ta sjellim dritën
Gryka jonë e skuqur, ngjall Azem Galicen
Toka jonë e ndezur po lahet me gjak
Ty ta falim jetën dhe na duket pak
14 dhjetori i vitit 1998 data që lindët përsëri, datë që shkruajti histori me penën që ishte mbushur me gjakun tuaj, për ta shkruar emrin e Lirisë së Kosovës, ku atë ditë u skuq bora nga gjaku i 42 djemve dhe vajzave me të mirë nga Shqipëria, të cilët i këputen telat që Evropa poshtër dikur na i thuri në mes, atëherë kur shqiptaret filluan të vendosin vetë për fatin e tyre. Ju ishit ata që e betë realitet ëndërr shekullore të popullit shqiptar. Ju na treguat së Lira e një popullit është shumë e shtrenjtë dhe nuk ka çmim për ta paguar atë, por atë e paguajmë me jetën e me të dashurve tonë, ku ti dhe 152 ushtaret e Brigadës tënde, ja falet jetën Kosovës. Kënga jote ishte frymëzim për UÇK-në, i jepte shpirt popullit, i cili ishte vetë UÇK-ja, gjersa pushka jote mallkim për armikun. Asnjë herë nuk pushove, nga aksioni në aksion, për atë të quajtën Luani i Betejave.
Të harruan shokët, vetëm në fushata zgjedhore të përmendin, e harruan familjen tënde, kulla jote ka mbetur në gjysmë më shumë së dhjet vite, varrezat ku qëndron ti me shokët tuaj, i ka mbuluar bari, Flamurin te varrezat tuaja e gris shiu dhe bora…
Disa ënde kapen pas emrit tënd, sepse hija jote i mban gjallë, të përmendin gjithkund, për të ndërtuar karrierën e tyre, mirëpo për ty dhe familjen tënde kurrë, asgjë nuk bënë.
Amaneti juaj ka filluar të harrohet, Motoja ” Bac u Kry” s; kishte qenë e vërtet, sepse sot Kosova po ndahet me mure, sepse ata që mashtruan në luftë sot po na tradhtojnë në paqe, por rrini të qetë, sepse ju e dhatë provimin.
Shpirti juaj fisnik hyri në kujtesën e popullit, i cili gjithmonë do të përkulet para veprës suaj, andaj do të kujtojmë gjithmonëë ditëlindjet tuaja, Komandant Mujë Krasniqi me 6 Qershor dhe 14 dhjetor, sepse kujtimi për ju do të mbetët gjithmonë i freskët !