Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetar i AAK-së nga autoritetet Franceze, ishte i planifikuar mirë dhe ka dimensione politike, pavarësisht asaj së çka thonë të tjerët, këtu janë 1001 arsye për të dyshuar. Arrestimi i Ramush Haradinajt ka prapavijë politike, i cili veprim është një provokim i rëndë në vazhdën e provokimeve të vazhdueshme të Serbisë, por jo edhe si e vetme por edhe e aleatëve të saj si Franca, e cila e njehë shtetin e Kosovës, por ish-kryeministrin e saj e ofendon duke e quan qytetar të Serbisë.
Edhe një herë shteti Franca tregoi së nuk është mike e shqiptarëve, së ai gjithmonëë ka qenë shtet mik i Serbisë. Francezët kanë qenë pjesë e copëtimit të Shqipërisë, ata na ndanë Mitrovicën, tash shkelën edhe verdiktin e Tribunalit të Hagps, i cili z. Haradinaj e shpalli të pa fajshëm dy herë radhazi. Autoritetet franceze e shkelen juridiksionin ndërkombëtar, vetëm e vetëm për t’i bërë qefin individëve të caktuar, dhe që të mos hiqet muri në veri, duke e arrestuar pjesëtarët e UÇK-së dhe duke i ofenduar dhe quajtur shtetas te Serbisë.
Nëse është respektuar arresti nga Interpolit, pse arrestimi ndodhi pikërisht tani arrestimi. Haradinaj kishte pushtet edhe pse ishte opozitë, Mos është arsyeja e rrënimit të murit në Mitrovicë, apo që të mos lejohet që të shkojë në inagurimin e presidentit të SHBA-ve, mund të jetë edhe për themelimin e Asociacionin e komunave Serbe, cila është arsyeja? Ai disa herë kishte qëndruar në Francë e në shtete të tjera. Ky është një shembull i mirë, për klasën politike që ta dinë së kanë e kemi mikë dhe kanë armik, duhet ta ketë të qarët ky popull se SHBA-ja dhe Europa na kanë kthyer shpinën, e kanë lanë Kosovën në mes të rrugës, të izoluar, dhe të pa shpresë, të zgjohen nga gjumi, së nesër gjithçka mund të jetë vonë. Hapat e qitur pa menduar të politikës Kosovare në dialog më Serbin po e kthejnë republikën tonë në një shtet jo funksional, ashtu sikur e kanë bërë Bosnjen, sepse parimet thelbësore i kemi shkelur, e kritikojmë Shqipërinë kur ajo na përkrah, gjersa vetë nuk dimë asgjë, rrugëtimin drejt BE-së e kërkojmë përmes Beogradit, duke ja kthyer shpinën Tiranës.
Të gjithë e dinë së kush ka kryer krime, kush ka vrarë pleq dhe fëmijë, kush i dëboi nga shtëpitë e tyre mbi 1 milion banorë. Po këta politikanë kanë qenë në Qeverinë e Milloshoviqit silur janë edhe sot në Qeverinë e Serbisë, si Vuçiqi dhe Daçiqi. Europa duhet ti arrestojë ata, mirëpo ndodhë e kundërta. Institucionet e vendit duhet t’i ndezin motorët dhe t’i shtinë në funksion të gjitha mekanizmat, jo vetëm për ta mbrojtur z. Haradinaj, por edhe Shtetin e Kosovës, duke i ndërprerë bisedimet me Serbinë, deri sa ajo t’i largojë duart nga republika e Kosovës, të na kërkojë falje dhe ta paguaj dëmshpërblimin që ia ka shkaktuar Kosovës.