Fushatat e egra të instaluara nga Serbia, apo agjentet e tyre në vendin tone, ju ka dhenë hapësirë të shpifin për ata që shkruan histori, duke krijuar prova nga hiqi, e që ato prova po rëndojnë mbi çlirimtarët.
Për një kohë liderët tanë harruan kush janë, nga erdhen dhe ka po shkojnë, ulën kokën dhe mbyllen sytë për ballë padrejtësive e që në shumë raste heshtja tyre të jepte të kuptosh së sikur vetë ata janë inciatoret apo protagonistët kryesor që përgaditën atë skenë të pa drejtësisë.
Çlirimtarët që nga pas lufta u poshtëruan nga Bashkësia Ndërkombetare, një here nga KFOR-i, pastaj nga Tribunali i Hages, nga sistemi i UNMIK-ut, po ashtu nga Misioni i EULEX-it tash edhe nga Gjykata Speciale, të cilën ia imponuam vetit, duke menduar së do të vazhdojë avazi i vjetër që dikush të jetë i pa prekur, të cilën e ratifikuam në Kuvendin e Republikës së Kosovës por e cila na u kthye bumerang sepse direktivat apo kokën e ka në Beograd.
Kurë Gjeneralët e UÇK-së u mbajtën neper burgje dhe u poshtëruan nga prokurorë apo gjyqtar të misioneve diplomatike të akredituar në vendin tone, thoshin “Drejtësia e thotë fjalen e vetë”, ne s kemi të drejtë të përzihemi në sistemin e saj, sepse i kemi pushtetet e ndara, duke harruar sepse populli ju zgjodhi ju per me siguraar jetën e tyre, për të luftuar pa drejtësinë, por ju heshtet me fjalet që i mësuat përmendsh ” UÇK-ja ka qenë e pastër si loti dhe fundi do të vërtetoj” a pse ata nga 5 apo 10 vite që i mbanin në burg nuk kishte rendësi sepse nuk donit të prishnit rehatin tuaj.
Tani ne si mund të ju ndihmojmë juve, që e fundset vetën me një produkt që vetë e votuat, ne po e kuptojmë së jeni të pa fajshëm, e dimë ne, por dihet edhe botërisht së UÇK-ja ishte ushtria me e pastër në botë, sepse ajo ishte vetë populli dhe ideali i saj ishte i pastër, por si të ju ndihmojmë ne juve që të ndryshojmë nga ju, të mos vazhdojmë të njëjtit, por të ndryshojmë këtë qasje për të mirën e të gjithëve dhe këto njolla të ia vëmë ati që ju ja moret pa asnjë çmim, ati qe kreu krime e që ende na kërcënon.
A ka turp më të madh për kombin tone që Presidenti, kryetari i Kuvendit të Republikës, Projektori dhe motori UÇK-së, të mbahen ngujuar e ne të heshtim. Kemi mbetur sikur të verbër që s mund të flasin as lëvizin por që vetëm po dëgjojmë.
Edhe sa kohë na duhet neve që ta parandalojmë të keqën para së të fillojë, edhe sa kohë na duhet të vetdijësohemi që t’ i themi stop padrejtësisë ndaj të tjerëve.