Islam Krasniqi

Islam Krasniqi: Deri kur dikush do të fshehet pas petkut të luftës?

Ende vdesin çlirimtaret nga plagët e lirisë, si pasojë e mungesës së mjetëve për shërimin e plagëve të luftës, e klasa politike e milionerëve rron si mos më mirë, me nivelin botëror. Por një ditë djersa e popullit dhe haku i çlirimtarëve do ju mbetët në fyt, sepse nuk do të mund të fshihen gjithmonëë mbas vlerave të luftës, mbas vlerave të atyre që luftuan, mbas gjakut të dëshmorëve.

Thirren ne vlera të luftës, thirren në kontributin e rrejshëm, të cilin kurrë nuk e patën, me qëllim për të plaçkitur edhe me shumë, ku llogaritë e tyre bankare  jan mbushur e stërmbushur përplot me para. Kur dikush u zë bishtin, thonë ne kemi luftuar, a e di ku kemi qenë, e ku jemi tash, kemi dalur nga lufta, jemi shtet i ri, nuk vinë gjitha të mirat për një herë. E vërteta është së para lufte kemi qënë nën regjimin famkeq të Milloshoviqit, me friken se apo vdesim sot apo neser, por edhe atëherë kemi jetuar.

Nuk mund të fshihemi ende pas petkut të luftës, se lufta po i bën gati 20 vjet që ka përfunduar, dhe ju nuk ishit ata që luftuat, sepse shiu as bora asnjë herë nuk ju gjeti në betejat e lirisë, dielli asnjëherëë nuk ju gjeti nëper istikame, aty ku qëndroni Çlirimtaret, por ju gjeti të pjekur nepër bregdete, e hotele nga anembanë botës.

Si do të arsyetoni ju ndërprerjen e pensioneve të veteranve të luftës, të atyre që dhanë gjithëçka për këtë ditë. Me cilën fytyrë do ju kërkoni votën këtyre hallexhinjve, se vetëm në kohë zgjedhjeve ju trokitni në dyert e tyre, si do i arsyetoni që ju ndalet kafshatën e gojës fëmijëve të tyre, sepse arsyetimi së janë fryer dhe keqëpërdorur listat e veteranëve të luftës ka ngordhur, sepse dihet se Komisioni i Qeverisë i ka berë këto lista dhe jo veteranet.

Kjo qeveri duhet që t’i thras mendjes dhe t’ i lerë punët e pista. Populli po vuan si pasojë e veprave të tyre, nëse nuk kanë ndonjë opsion më të mirë, duhet t’i lirojë institucionet që të vjen dikush që ka ndërgjegjie njerëzore.

Kjo qeveri ka harruar çlirimtaret, ka harruar të sigurojë mjete për pensionet e tyre, e merret me fuqizimin dhe legalizimin e vendimeve jo legale dhe antinjërzore të kasapit të Ballkanit Milloshoviqit, i cili u mundua që ta zhduk popullin shqiptar.

Kjo klasë politike kur do t’ i ndal shakatë me çlirimtarët.  Pse thonë se nuk ka mjete për pensionet e tyre  së jeni bërë shumë. Turpi i qeverisë qëndron mbi atë së si kanë mbetur të gjithë këta çlirimtarë të pa punë ende tash e 17 vite, gjersa në Veri të Kosovës marrin pagaqindra mijëra kriminelë të Serbisë,  të cilët çdo ditë e shprehin urrejtjen kundër Shtetit të Kosovës, kundër shqipëtarve me vepra dhe fjalë, e këta qeveritarët tanë bëhen të shurdher dhe verbër karshi tyre, duke i paguar me miliona nga buxheti i Shtetit, që serbia ta mbajë nën kontroll atë pjesë vetëm e vetëm e vetëm biznesët e nentokës të funksionojnë pa problem!..

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …