Kemi mbetur në udhëkryqin e jetës, të humbur në errësirën e dritë, pa shpresë në mes të rrugës si fëmijë jetimë të pa strehë , që kërkojnë lëmoshë, për ta mbushur barkun bukë, të cilët ushqehen sot, me shpresën se edhe nesër do të ketë njerëz të mirë. Populli pret ditë me të mira, edhe pse shpresa për të jetuar në këtë vend ka vdekur. Por nga kush të presim një ditë më të mirë, një të ardhme me të ndritur, nga këta “Al Kaponët” tanë apo nga një klasë e re politike e cila nuk mund të vij kurrë. Po edhe nëse vjen, kush garanton se edhe kjo forcë e tretë nuk do të ndjekë po të njëjtat lakmi, sikur të këtyre që i kemi tani.
Për ne koha nuk ka asnjë kuptim që jetojmë në këtë vend, ku rinia fircën e vetë vitale e lë nëpër rrugë e kafiteri, pa punë dhe pa të ardhme, pa shpresë për të vazhduar jetën në skamje dhe varfëri duke lakmuar në jetën luksoze, të klasës politike, që vendin e shndërruan si pik qendër të krimit të organizuar dhe korrupsionit. E ardhmja në Kosovës po tregon një dhomë të errët e cila po e mbyllë edhe atë derën e cila ishte e hapur përmes të cilës po shkëlqen drita. Kërkojmë liderë të rij, të ndershëm, po ku ti marrim ata, ti zbresim nga qielli apo nga? Sepse është shumë problem, gjersa të ekzistojë mungesa e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe kriminalizuar, nuk pritet të ketë as lider të ndershëm.
Çdo ditë zhduken shpresa për një ditë me të mirë, dhe nga ana tjetër po vazhdon të rritet edhe varfëria nga viti në vit, duke bërë më alarmante gjendjen sociale në Kosovë, ku sipas raportit të ASK-së, 29.7 % e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme. Tash edhe nga subjekti me i madh në vend PDK-ja po paralajmërohen zgjedhjet e parakohshme, si opsion për të dalë nga kjo krizë politike. Kjo politikë është kalbur, nuk sjell asgjë frytdhënëse, dhe vendi ka nevojë për liderë të përgjegjshëm, që përgjigjën para ligjit. Ka nevojë t’i riaktivizojnë prokurorët, gjykatat, ta pastrojnë sistemin e drejtësisë, që edhe kësaj republikës së Kosovës ‘ti vjen aromë shteti !…