Islam Krasniqi

Islam Krasniqi: Ku jemi ne shqiptarët ?

Populli shqiptar është shumë i lidhur me vendin e tij, edhe pse çdo ditë rrezikojnë edhe jetën  e tyre, duke u larguar nëpër rrugët ilegale të Evropës dhe të Amerikës, për të siguruar një jetë me të mirë, prapë mendjen dhe shpirtin i ka në vendlindje.

Kë duhet të fajësojmë për këtë çështje të popullit shqiptar të pa zgjedhur tash e mira vjer, kanë duhet ta fajësojmë për egzodin që po e bëjnë shqiptaret sa herë që po ju jepet rasti.

Historia na mësoi së jemi të paret në këtë gadishull, jemi të paret në Evropë, por pse nuk jemi të paret edhe në fusha të tjera kulturë, në zhvillim, në arsim, në teknologji, por koha po na tregon së me  përralla kemi jetuar gjithmonë.

Rina jonë marrin botën në sy, shpenzojnë fuqinë punëtore për ndërtimin e botës, i lanë gjymtyrët e trupit nëpër baushtella apo kampe punë nëpër shtete të huaja, gjersa vendi i tyre është katastrofë.

Ku do që shkelë në botë ke shqiptar, të larguar dhunshëm nga vendlindja apo për të shpëtuar nga barbarit pushtuese shekullore. Ku do në botë flitet shqip, që nga Australia e largët, Amerika, Europa, Azia , të cilët me shekuj larg at’dheut por kanë ruajtur me fanatizëm kulturën e pastër shqiptare me aq sa kanë pasur mundësi. Si dukët ka ardhur koha që edhe shqiptaret të fuqizohen në arenën ndërkombëtare, dhe ti tregojnë botës së edhe ne jemi të rëndësishëm, mjaft na trajtuat si qytetar të dorës së dytë, kuptoni se edhe ne jemi pjesë e Europës.

Nobelisti dhe Shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare thotë së populli shqiptar nuk ka kohë për të humbur :

“Ky vend nuk ka më kohë për të humbur. Kombi shqiptar, për herë të parë në historinë e tij, po e lë pas vetminë. Ai duhet të jetë i gatshëm për të nisur një fazë të re të ekzistencës së tij: jetën në një familje kombesh”

Mos të harrojmë së ky popull gjithmon në luftë për liri është populli që ka  dëshmor me se shumti në Europ. Është koha sot populli shqiptar t’ua thotë haptas Botës në sy: Mjaftë më me robëri shekullore, mjaft me  pa drejtësi, mjaft krahet e  Shqipës i latë të ndarë, për ti pajtuar të tjerët,  duhet murët që na  i vutë pa drejtësisht ne mes të shqipës ti rrënojm ashtu siq u rrënua muri i  Bërlinit sepse ndryshe ballkani kurr nuk do të ketë paqe dhe  rahati.

Eduard Grey thoshë: një popull i përçarë, nuk i ndihmon askushë, ku je i ndarë, nuk të ndihëmojnë kurrë nëse nuk u thua me forcë, së ne jemi gjallë, nëse nuk ua troket aq fort, sa tu prishësh nervat, andaj duhët bashkohemi sa ma parë sepse bashkimi bënë fuqi dhe duhët hartuar një platëform të pasur dhe shum të qartë , që ti paraqitët brukselit përpara, sepse pa qajt fëmija, nëna nuk i jepë gji.

Për ti dhënë fund këtyre poshtërimeve ndajë popullit shqiptar duhet të dy qeveritë të bashkohen, të përgaditin një platform të pastër dhe të vendosin vetë për fatin e shqiptarëve gjithë andej ku do që janë, e jo ende ti hamë brumet e popujve sllavë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …