Institucionet e vendit janë verbuar ndajë realitetit, ku brenda vitit dhjetra aksidente fatale ndodhen në vendin e punës, si pasoj e mos sigurimit në punë, dhe akoma heshtin përball këtyre tragjedive që po marrin jetën e të rive tanë.
Aksidentet në vendin e punës çdo ditë e më shumë veq po rritën, por qeveria e republikës së Kosovës nuk ka shprehur gadishmeri për të ndërmarr masa karrshi këti fenomenit tragjik, për ta parandaluar, akoma nuk ka reflektuar për mbrojtjen e shendetit dhe siguris në punë, ku para pak dite humbi jetën një magjistër i shkencave sportive, i cili për të mbajtur familjen e tij u detyrua të punoj në ndërtimtari pa pasur asnjë siguri në vendin e punës, I cili mbeti i vdekur pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Fushë Kosovë. Kjo neglizhenc e zyrtarëve të shtetit po na kushtonë të gjithëve, sepse po humbin jetën qytetaret në vendet e tyre të punës, ku brenda pesë muajve në vendin e punës humbin jetën gjashtë punëtor.
Nuk e di së edhe sa kohë i duhet qeveris që të zgjohet nga koma dhe të ndërmarr masat e duhura, që ta rrisin nivelin e sigurin në vendin e punës, gjegjësisht në sektorin e ndërtimit, duke e ndërprer qdo vendpunim i cili nuk I plotëson kushtet, dhe të gjobitën të gjithë ata që nuk i kanë të siguruar punëtoret, me skele, të lidhur më rrypa, me kepuc, kapel, që të jenë të mbrojtur nga qdo pakujdesie qastit. Të mesoj nga këto gabime qeveria dhe institucionet gjegjse, e jo të korruptohen me një drek apo dark duhe ju dhenë hapsir përfiterëve të cilët punoin vetëm për vete, duke ju dhenë para për të vazhduar ndërtimin më kushte sigurie zero për punë, duke mos e regjistruar asnjë punëtor, pa sigurime, por vetem duke I shfrytëzuar si objekte.
Lusim qeverinë që të merr hapa konkret lidhur më parandalimin e këtyre dukurive, duke I gjobitur të gjitha ato kompani apo firma nuk ju ofrojnë siguri puntorëve në vëndpunim, e jo njerzit më arsimim të lartë humbin jetën në ndërtimtari!..