Më ndaj edhe mua një copë së edhe unë kam pak hise mbi këtë dhe!..
Duke u bazuar në shkallen e pa punësisë dhe mënyrën e punësimit të individëve, kuptojmë se kjo rrjetë e merimangës shtetin e ka shndërruar në pronë të partisë dhe të militantëve tyre. Qytetarët çdo ditë e me shumë ballafaqohen me varfri, dhe jeta iu është bërë shumë e vështir, e mbuluar më skamje dhe mjerim. Ata për të shpëtuar nga varfëria marrin rrugë të verbër, në rrugë pa kthim, në rrugë të gabuar, disa në Perëndim e të tjerët në Lindje duke ju bashkuar edhe organizatave terroriste për një pagë mujore të cilën Qeveria e Kosovës nuk ka mundësi të jua sigurojë.
Gjendja e mjerueshme dhe varfëria të cilat vinë si pasoj e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nepotizmit dhe punësimit familjar, ku disa familje as 10 cent në ditje si kanë për kokë të anëtarit dhe aty po vdes shpresa për të jetuar, po vritët edhe e ardhëmja, aty po ndahen rruget e jetës, disa po nisën për Përendim e disa për Lindjen e Mesme e disa bejn vetëvrasje. Shteti jonë po i kritikon qytëtaret e vetë që ju bashkuan organizatavë tëroriste (ISIS-it, AL NUSTRA, apo dikuj tjeter), duke thën se me se shumti kosovarë ju kan bashkuar këtyre organizatave teroriste, ama edhe po harrojn së edhe për nga numri i vetëvrasjevë është i pari, të cilat vinë si pasoj e varfëria, të cilen varferi na solli kjo klas politike.
Vetëm gjatë viteve 2001 deri në vitin 2014, janë evidentuar 855 raste të vetëvrasjeve dhe 2967 të vetëvrasje në tentativë. Ky fenomen është në rritje dhe shumë shqetësues për vendin tonë.
Ne nuk mund të kthejm kohen prapa dhe të fillojm një fillim të ri, por mund të filloj sot qe të ket një fund të ri, një fund me të mir së ky, sepse ky shtet asnjë zgjedhje së ka sjellë për popull që do të jetë e favorshme për ta. Çfarë të bejm, të presëmi dhe të shpresojm për një ditë me të mir, apo të largohemi të gjithë ashtu siq u larguan mbi 200 mi veta para një vitit, së nuk pritet që pranëver të ketë edhe për ne.
Jemi bërë kritikus të pushtetit nga zemra e plasur, së na ka lodhur varfëria nga kjo klasë politike, e cila punëson militantet e vetë dhe del e mashtron me shifra marramëndse, punësova 15 mijë veta, 20 mijë veta. Në Kosovë numri i pa punësisë është 33%, gjë që nuk është e vërtet, sepse vetëm në komunën e Klinës mbi 87% e popullsisë janë të pa punë, e njëjta statistika ndodhet edhe në Komunat tjera!..