Nuk e di si mendojnë ta ndalin largimin nga vendi ata që e krijuan vetë këtë gjendje, nuk ndalen ikjet me deklarata boshe, nuk mund ti ndalin rininë as me kërkesa apo akuza ndajë ambasadave të huaja, , as me rritje të pagave për vete, letë është me fol nga kolltuqet ju që merrni paga të mbi 2000 E. Dilni dhe hypni në peshore që matën qytetarët, duke i nivelizuar pagat me të puntorëve në sektorin privat, me ato paga që për një muaj marrin 170 Euro, ata që marrin paga 250 Ero, dhe të shohin si mund të ja dalin gjatë muajit.
Është vrarë shpresa për një të ardhme më të mire për rinin, dhe ata të ardhmen e shohin vetëm jashtë vendit, dhe me vite po presin një tërmin para ambasades Gjermane ne Prishtinë për një vizë pune, sepse gjendja e rend ekonomike, dhe kosto shumë e lartë për të jetuar në vendin tone, po i detyron që të largohen pa dashje në Kosova. Klasa politike e ka gjunjëzuar sektorin privat, me pagat që marrin minxi ja dalin gjatë muajt, ska sigurime shendetsore, sa që një fëmij semuret duhet të merret borxh për një kontroll, apo për terrapin e tij, punon tër vitin një pushim smund të kryesh askund, se smund të rezervosh asgje nga puna jote pa ndërprer.
Nataliteti ka ra 95%, nga pesë apo gjashtë fëmije sa ka pasur një qift bashkëshortor, sot ka një apo eventualisht dy, gjithëqka si pasoj e papunësis, sa martesa është shtyrë gjithashtu si pasoj e gjendejs së rend, dhe kërkoin të qëndroin rinia.
E gjithë kjo ka ardhur si pasoj e klases politike që nga pas lufta, ku I kanë masakruar investitoret, duke ju plaqkitur deshiren për të investuar apo hapur fabrika në Kosovë, ku fjala e pare ka qënë po çka ka për mua, duke ju qitur haraq. Nuk I ka askush nga dy apo tre million siq u cek në Tv para pak kohe, pos ata që në menyrë të pa drejt hajn djersen e popullit apo të punëtorëve që I konsideroin si robër.çdo here I fajsoim prindërit tanë që na shkolluan dhe na izoluan në këtë vend, largohen thmia e dëshmorëve, siq po shohim raste çdo ditë, invalidet e luftës të cilët janë pa gjysmen e gjymtyrëve të trupit për një jetë me të mire, e qka me prit të tjerët. Qysh me bind popullin së presim ditë me të mira kur deputetet, ministrant, Dretoret e policic akoma marrin paga invalidore pos pages së lartë që gëzoin për sherbimin që e kryen, qysh do me I bind qytëtaret së do të rregullohet gjithëçka kur dikush merr dy e me shumë paga e dikush asnjë, vetëranet ofendohen shpesh here për 170 E, që pas 20 vjete ju ndatë, andaj edhe rina ka vendosur që ta kërkoi rriskun ku do që mundet në këtë planet, e most ë pret nga njërzit që sit ë zgjohen në mengjes mendoin për vete apo për grupin e tij të ngusht. Vetëm most ë harroim së edhe kosova shumë shpejt do të zbrazet ashtu si shumë vende tjera , ku vetëm të moshuarit kanë mbetur pa përkujdesjen e aksujt!.