leoni

Islam Olluri

Islam Olluri: Një tufë poezish II

Kallëzim ëndrre

 

Kam zanë pak me u kthjellë

nga ëndrrat e frikshme të natës

Mbrëmë mezi kam mbet gjalle

nga një ortek i madh bore

me ka ndjek mbas si fantazmë

Kam vrapue neper faqe mali

si i marrë

dhe kam rënë  ne Përrue te Keq

pa frymë,

pa zë,

Gjithë natën kam fol përqart

mbase nga ekstrasistolat

mbase nga tensioni i lartë.

Me duket ia hodha edhe ketë natë

ve bast 

tash do të kem shume kujdes

nuk kam me u sorollatë 

neper teh bjeshke sy mbyllur. 

Gjumi asht  gjysme vdekje

e nata thonë nuk ka besë

ka plot kurthe

Sa e gjatë ishte kjo natë

shyqyr o zot, tash  po agon !

 

Ndjesi

 

Nëse do me më pushue dhimbjet

të lutem mos me mëshiro si lypës rruge

Vëma dorën mbi ballë

dhe merr pak dhimbje nga unë

me pas vëre tek balli yt

dhe ndjeje si të therë në zemër

si të therë në shpirt

Merr edhe pak hijeshi nga nuri yt

e vema te buza ime

dhe shiko si ndryshon ngjyrë

si letër lakmusi.

Tash më nuk ndjej dhimbje

as të ftohtë më nuk kam

tash ndjej vetëm dashuri 

për ty

për fëmijët

për jetën!

 

Harresë 

 

Koha zbeh kujtimet                                                                                       

sikur zbeh vjeshta fijet e barit

në livadhe

Kot  provon me plotësue mozaikun

para syve të humb imazhi                                                                                                                                                                                                                            

edhe pak gur të vyejnë për portret.                                                                                                                                                 

edhe pak dashuri

edhe pak vullnet

kur udha ashtë e zanë

malli të shtohet dyfish  

dhe mungesën e ndjen më shumë

sa gati nisin me të dal flatrat.

 

Pa motiv 

 

Kur koha të vjedh krejt ngjyrat

dhe ti kah do shikon vetëm dy

Xhaketën bojëkafe me këmishë

dhe xhinset me këpucë boje gri.

Nuk ka me natyra peizazhe jeshile      

as ylber me shtate ngjyra

që si ure  mbi lum rrinë          

Krejt horizonti te duket si bishe e zeze 

goje madhe, qe don me te kapërdi.              

Ku humben ngjyrat,

ku mbet motivi ?              

Gjithë ajo energji qysh është shkarkuar 

Me shpejt se qe i duhet rrufësë

Një lis ne bjeshke për toke me përplasë !

 

Kthim në kohë

 

Tash asgjë nuk të shkon për shtati          

me asgjë nuk ka rëndësi  

Te vjen me qesh me ca ideale koti                             

qe dikur kishe ne rini                                                                                             

Mund te vdisje per nje fjalë                

per nje ideal , per një dashuni .                             

Ti nuk dije dredha, as leqe.                           

As frikë nuk kishe, as djallezi                                                                                               

Kishe shumë besim ne vete                       

Me shumë se ‘’duhej,  krenari 

Nuk e ndiqje shpesh logjiken

Çuditërisht as inercinë

Doje te hapje udhe me vete

Pa çka se udha ish udhë pa kry 

Por te kam fal per gjithçka

E nuk te mbaj meni

Ishe gjaknxehtë dhe mendjelehtë

ishe i ri

 

Pezm

 

Ikë para se më zbardhë drita

Ikë natën

dhe mos merr asgjë më vete

asnjë relike  

që të ban me e kujtu atdheun

as ujë bunari mos pi me kofe

as mos gabo me e kthye kryet

mbrapa

se ligështohesh

e mundet me të mashtrue dashuria  

vënia një gur zemrës

dhe ikë sa me larg që mundesh

dhe mos i bjer kurrë pishman

njëqind vjet e ke andrru lirinë

tash liri u ngine  

bile te ka dal për hundesh liria

sa me e marrë boten në sy.

 

Reçaku

 

Këtu çdo gjë është si dikur

ka ngri koha

edhe gjurmët edhe ëndrrat

edhe buzëqeshjet

edhe plisat e bardhë si bora

edhe gjaku i kuq ende ashtë   

këtu

mbi borë ka ngri        

Vetem dhimbja dhe malli 

një mijë herë me shumë jan shtue.

 

Drenicë

 

Deri këtu të ndihet gjëma, Drenicë

e gjaku në lendinë të shkon rrëke                                                                                                                                                                 

Si me ta ndal dhimbjen Drenicë?                                        

Plagën me ta lidhë, me se ?                                                                                

Çfarë u ke bërë zotërave Drenicë

që po te godasin me rrufe !

Bota ka hallin e festave

nuk i bahet vonë për ty

Sa ta hoqën yllin,  të vunë kryq

pa çka se shqiponja folenë këtu e kish!

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …