121 pako me nga 7 kg mish është kontributi humanitarë i radhës i Islamic Relief Kosova për banorët me nevojë të Komunës së Hanit të Elezit. Përfaqësuesit e Islamic Relief Kosova u pritën nga Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani i cili në emër të Komunës dhe të familjeve përfituese falënderoi Islamic Relief Kosova për ndihmën e vazhdueshme për komunën e Hanit të Elezit.
Kjo ndihmë do të ju shpërndahet familjeve me nevojë të komunës së Hanit të Elezit.