Ismail Kadaresë i ndahet çmimi ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Në një ceremoni prestigjioze të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i është ndarë Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, të cilin laureati e ka pranuar nga ministri Kujtim Shala.

Ismail Kadare pas pranimit të çmimit, u shpreh se një organizim të këtillë e do çdo shkrimtar dhe se ndjehet shumë i nderuar për këtë çmim.

“Jam vërtetë i nderuar dhe i lumtur të marr këtë çmim. Por më besoni se ky çmim ka vlerë për mua. Jam i lumtur kur e mendoj që po e marr këtë çmim në Bibliotekë, sepse këto të fundit janë ,,mbretëri e lexuesve”. Shkrimtarët jetojnë fal bibliotekave dhe fal lexuesve”, ka thënë Kadare, duke shtuar se “Kombi shqiptarë ka sot lexues dhe duke lexuar është më i dobishëm dhe më i ndritur nga ana vendore. Aq më tepër kur leximi është fat i pandarë i gjuhës shqipe”.

Profesori universitar dhe anëtari i Këshillit të Librit, Osman Gashi, theksoi se Ismail Kadare është shkrimtari që ka shpërfaqur në mënyrë aq të thellë, aq të plotë e aq gjithëpërfshirëse postulatet themelore të identitetit shqiptar në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

“Duke i dhënë këtë çmim shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare ne nuk e nderojmë vetëm atë dhe veprën e tij të jashtëzakonshme, por e nderojmë njëkohësisht edhe veten tonë, Kosovën tonë dhe gjithë atë armatë të pasionuarish pas artit të tij”, tha Gashi

Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, tha se kjo është një ceremoni emocionuese sepse organizohet për një shkrimtar të madh në një vatër të librit siç është biblioteka.

“Tash kjo bibliotekë , ky vend është i lirë ku mund të hyjnë të gjitha librat dhe shkrimet, ku të gjithë librat që gjenden mund edhe të lexohen. Në këto afër dy dekada ka ardhur koha në historinë e Kosovës që të ketë vend të privilegjuar, të respektuar dhe të përzemërt për botimet tuaja dhe për ju. Ka aq shkrimtarë të mëdhenj e libra të mëdhenj në këtë bibliotekë por për lexuesin e Kosovës Kadare është shkrimtar i zemrës. Kadare është autori lidhja e të cilit nuk është shkëputur kurrë”, ka thënë ai.

Në emër të ministrisë së Kulturës, foli Ndue Ukaj, duke thënë se vepra e Ismail Kadares ka kapërcyer kufijtë shqiptar duke shtuar se Kadare është autori më përfaqësues i letërsisë shqipe.

“Padyshim Ismail Kadare është në metropole dhe me një përkushtim të pashoq letrar e kulturorë ka bërë një punë të jashtëzakonshme për afirmimin e njohjes dhe gjuhës së letërsisë shqiptare nëpër metropole të ndryshme të botës duke u bërë njëri nga shkrimtarët më të mirë botërorë. Ai me fuqinë e artit të tij letrar ka bërë që letërsia shqipe të hyj dinjitetshëm në artin e letërsisë botërore atu ky hyjnë vetëm titanët e mëdhenj të tillë si Ismail Kadare”, ka theksuar ai.

Në bazë të rregullores së miratuar nga MKRS-ja, Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” shpërblehet me vlerë financiare prej 10 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …